A1 Report - Protesta dhe kaos në Brazil, para fillimit të Botërorit

2015-08-22 1

Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e Kupës së Botës, në Brazil duket se problemet nuk do të kenë fund rreth këtij eventi.
Ditët e fundit janë hedhur dyshime mbi besueshmërinë e gjyqtarëve dhe turneu është mjergulluar nga dyshimet për trukimet e ndeshjeve.

Pavarwsisht spekulimeve agjensitë përgjegjëse në bashkëpunim dhe me Europolin kanë marrë masat dhe kreu i referimit Massimo Busacca i FIFA-s shpjegon se nuk ka asnjë kërcënim specifik, megjithëse u bën thirrje gjyqtarëve të ardhshëm të Kupës së Botës të jenë të vetëdijshëm për këtë problem dhe të përgjegjshëm në realizimin e detyrës së tyre me korrektësi.
Megjithatë ky nuk është problemi i vetëm më i madh për Kupën e Botës.
Trazirat dhe protestat në Brazil janë akoma më shqetësuese ku këtë të premte policia është përballur me punonjësit e metrosë të cilët kërkonin rritjen e pagës dhe të kushteve të punës. Në fund policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata.
Në ditën e dytë të protestave, transporti në San Paolo është në kaos pasi punonjësit e metrosë nuk arritën në negociata me qeverinë dhe për pasojë protestat do të vazhdojnë. Të premten, një e treta e stacioneve të metrosë u mbyllën ndërsa ka pasur bllokim të trafikut në të gjithë qytetin.

Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës gjatë tubimit jashtë stacionit Ana Rosa në qendër të Sao Paulos ku qytetarët e Brazilit protestojnë prej ditësh kundër realizimin të Kupës së Botës në Brazil. Një zëdhënës i policisë tha se policia ndërhyri pasi protestuesit u përpoqën të hynin në stacion.
Ndërkohë që protesta të tjera priten të ndodhin në ditët në vazhdim, përplasjet mes protestuesëve dhe policisë kanë ndikuar në uljen e mbështetjes së popullsisë të cilët nuk janë dakort për harxhimet marramendëse dhe të kota që janë bërë për organizimin e këtij eventi.
Kërkesat e punonjësve të metrosë pritet të gjykohen nga specialistët ligjorë këtë të hënë.

Free Traffic Exchange