Meta fton për rafting Arvizun, i tregon bukurinë e kanioneve të Skraparit

2015-08-22 4

Berat- Kryetari i Kuvendit pasi i shijojë dy javë më parë kanionet e Osumit, është kthyer sërisht në vendlindjen e tij duke i treguar këtë herë bukuritë natyrore të Skraparit ambasadorit në ikje të SHBA, Aleksandër Arvizu.
Ndërsa mikëpritësi Meta e njohu me bukuritë e rralla të kanionit, ambasadori amerikan megjithëse qëndroi edhe më gjatë se mandate në Shqipëri zbuloi se i vinte keq që nuk e kishte shijuar më parë këtë eksperiencë edhe pse në fakt I ishte dukur e llahtarëshme në të provuar.
"Falenderoj Kryetarin e Kuvendit dhe Federatën Shqiptare të Rafting. Pata një eksperiencë të mrekullueshme. Këtu në Skrapar ne duhet të mendojmë për potencialin e vizitorëve, por duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë të kujdesshme në një model të qëndrueshëm zhvillimi, sepse gjëja më e rëndësishme është ruajtja e bukurisë, bukurisë natyrale që shohim ndërkohë që e bëjmë të njohur për pjesën tjetër të shqiptarëve, për pjesën tjetër të Europës, dhe për pjesën tjetër të botës në fakt. Kështu që faleminderit shumë për këtë eksperiencë"
Nën udhëhqejen e mjeshtrit të Rafting Zamo Spathara dhe shoqërinë e Ardit Gjebresë, kryetari i Kuvendit e ka shoqëruar skutave të lumit plot të papritura të vendlindjes së tij duke ndihmuar kështu edhe në promovimin e këtij turizmi që për nga lloji është më i veçanti por edhe më i kërkuari në Shqipëri përtëj faktit se ata që e provojnë duhet të kenë zemër të fortë. Meta dhe Arvizu e treguan këtë herë se guximi në aventurë është po aq sa
dhe në politikë e diplomaci.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange