Tirane- Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë skenën e vrasjes së ndodhur mbrëmë në lagjen Bahcallek ku mbeti i vrarë Enver Barbullushi, ndërsa u plagos djali i tij dhe një i afërm i tyre.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe nga veprimet e para hetimore mësohet se objektiv ka qenë Nezir Shega, kushëriri i Barbullushit.
E gjitha ka ndodhur reth orës 20:30 minuta në një lokal, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Shkodrës. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje një automjet tip golf me targa Italiane me 4 përsona brenda është futur në pikën e karburantit nga ku ka zbritur një përson më kallashnikov në dorë duke qëlluar mbi 46- vjecarin Nezir Shega i cili ka qënë i ulur në një tavolinë me 25- vjecarin Samet Barbullushi.
Pasi është qëlluar Shega është shtrirë brenda lokalit, ndërsa autorit i krimit ka tentuar të ngjitet në lokal për ta qëlluar përsëri. Por në këtë moment pranë pikës së karburantit ka qënë edhe babai i 25- vjecarit, Enver Barbullushi, i cili ka vërejtur autorin e krimit me kallashnikov duke u ngjitur në lokal dhe ka menduar se do qëllonte djalin e tij.
52- vjecari është përleshur me autorin që ka qënë duke u ngjitur në lokal, ndërkohë kallashnikovi është shkrepur me breshëri duke thyër xhamat e ambjentit përreth, si dhe të automjeteve.
Në këtë moment përleshje nga golfi ka zbritur një tjetër përson dhe ka qëlluar me pistoletë në kokë 52- vjecarin Barbullushi. Në këtë moment ka ndërhyrë edhe i biri, 25- vjecari Barbullushi i cili është qëlluar nga përsoni i dytë disa herë.
Ndërkaq pak minuta pas kryerjes së krimit autorët kanë djegur automjetin pranë fshatit Mali i Hebajve në komunën e Berdicës vetëm 3 km nga vendi i ngjarjes.
Edhe pse grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje, gjetja e provave ka qënë e pamundur pasi zjarri ka shkrumbuar gjithcka, ndërsa autorët kishin prerë edhe numrat e shasisë së automjetit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/