A1 Report - Betohet Poroshenko! Shpresa e Ukraines per t'i dhene fund luftës!

2015-08-22 0

Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko është betuar sot në Parlament në një ceremoni solemne. Ardhja e manjatit 48-vjeçar në krye të Ukrainës shikohet si shpresa e vetme për t'i dhënë fund luftimeve vdekjeprurëse në lindje të vendit. Menjëherë pas betimit, Poroshenko bëri thirrje për paqe, siguri dhe unitet duke thënë se nuk dëshiron as luftë e as hakmarrje. Ndërsa, sa i takon Krimesë, Poroshenko u shpreh se ajo ka qenë dhe do të mbetet pjesë e Ukrainës. Vetëm pak ditë përpara betimit, Poroshenko ka marrë gjithë mbështetjen e duhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet takimit me Barack Obamën. Ky i fundit i ofroi ndihmë financiare dhe mbrojtje me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë. SHBA ka miratuar një fond prej 23 milionë dollarësh në ndihmë të sigurisë e mbrojtjes së Ukrainës që në fillim të muajit Mars. Në ceremoninë e inagurimit të së shtunës kanë qenë të pranishëm udhëheqës të 20 vendeve si, zv.presidenti ameriakn Joe Biden, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko dhe ambasadori i Rusisë në Kiev. Edhe Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse në ceremoni përmes presidentit Nishani, i cili u nis të premten me ftesë të hmologut të tij, Petro Poroshenko.