Greqia ka rikthyer debatet për devijimin e lumejve duke u përfshirë në konflikt pushtetin lokal me atë qendro në vendin fqinj. Sipas Sekretares së përgjithshme te prefekturës së Epirit dhe Maqedonisë Perëndimore Vasiliqi Eftaksa, vendimi është i nxituar pasi devijimi do të dëmtonte rëndë ekosistemin.
Kështu devijimi i lumit Vjosa ka shkaktuar debate të gjera jo vetëm në rrethet akademike e mjedisore në Jug të Shqipërisë, por edhe nga pushteti lokal dhe organizatat mjedisore në Greqi, për pasojat e pallogaritshme në ekosistem.
16 lloje të florës dhe faunës botërore varen nga sasia dhe pastërtia e ujit të këtij lumi dhe rrezikojnë të humbasin në rast devijimi të tij.
Ky plan ka të bëjë me devijimin afër burimit të Vjosës që përshkon 68 km në tokën greke para se të hyjë në Shqipëri dhe të 70 milion metrave kub nga fshati Vuvusa drejt liqenit të Janinës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/