Fier, Rritet numri i fëmijëve të prekur nga dhuna në familje

2015-08-22 2

Fier-Fëmijët janë më të prekur ndaj dhunës së ushtruar në familje.

Përveç pasojave psikologjike shpeshherë dhuna fizike bie dhe mbi ta. Psikologia e Gjykatës se Shkalles se Pare të rrethit Fier Griselda Rushanaj shpjegon pasojat negative që ndikojnë te femijët.

Për të, shpesh dhënia e urdhrave të mbrojtjes përdoret negativisht nga ana e nënave duke rënduar edhe më tepër situatën në familje, gjë e cila dëmton drejtpërdrejtë fëmijët.

"Situata me fëmijet në këto raste është shumë e vështirë ,për arsye se në shumë raste çiftet detyrohen të qëndrojnë në një shtëpi dhe urdhri i mbrojtjes është që njëri duhet të rri në një dhomë dhe tjetri në dhomën tjetër.Kjo sidomos kur çifti ka bërë dhe zgjidhjen e martesës. Situata është e rëndë për fëmijët për arsye të shumta, pasi çifti ka degjeneruar në konflikt, dhe konflikti bie dhe mbi fëmijët. Në disa rastë që kam ndjekur në Gjykatën e Rrethit Fier, si psikologe, ka patur momente të caktuara ku i ati edhe pse ka shkuar për të marrë djalin për ta takuar sepse ka patur urdhër mbrojtje vetëm për nënënë dhe nena nuk e linte të takonte djalin. Kjo situatë është e tmerrshme", tha Rushanaj.

Ndersa juristja e çështjeve civile Elkida Shkopi, tregon se ligji parashikon mbrojtjen e femijëve por kjo varet edhe nga vendimet qe jep gjykata.

"Qëllimi parësor i këtij ligji është mbrojtja e familjes dhe interesi më i lartë për fëmijët. Fillimisht dëgjohet viktima, e dhunuara, fëmija pyetet në prani të psikologut në lidhje me ato çka kanë parë dhe pasqyrojnë fakte për të cilat kanë qënë prezent. Masat që merren, që vendos gjykata janë në bazë të asaj çka kërkon e dhunuara", tha Shkopi.

Për katër mujorin e parë te vitit 2014 ka patur një rritje të dhunës në familje prej 72 raste dhe rreth 50 urdhra mbrojtje ndaj bashkëshortëve të dhunuara.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/