A1 Report - Pranon se paketoi drogen e Divjakes, lihet ne burg lushnjari

2015-08-22 1

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda vendos të lë në burg Kleviol Ahmetaj, të riun e arrestuar pak ditë më parë në Lushnje.

Ahmetaj ra në pranga e policisë si personi i dyshuar se ka paketuar lëndën narkotike e cila do të ngarkohej në avionin e pilotit italian Giorgio Rifotmato të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës një muaj më parë.

Kleviol Ahmetaj pranoi autorësinë, dhe deklaroi për hetuesit se gjatë periudhës që paketuan drogën kanë qëndruar në një hotel në zonën e Divjakës. Në fotot e zbuluara nga A1 REPORT Ahmetaj shfaqet mes drogës dhe armëve. Ndërkohë nga hetimet rezulton se grupi i personave të përfshirë në tentativën e trafikimit të drogës nga Divjaka drejt Leces së Italisë me avionin e pilotiti Giorgio Riformato është më i gjerë se 4 personat e arrestuar.

Krimet e Rënda kanë firmosur mandatet e arrestit dhe për dy persona të tjerë, mes tyre një ishefektiv policie në postën e Delvinës si dhe vëllain e Kleviol Ahmetajt, i cili rezulton se ka krijuar kontaktet midis dy djemëve që kanë paketuar drogën dhe Sajmir Bajramit që u kap me 450 kg drogë në makinën Mitsubishi të kapur në Divjakë në tentativë për ta transportuar në avionin e italianit, gjithashtu të bllokuar në zonën e plazhit të Divjakës.

Ndërsa avokatja mbrojtëse e Ahmetajt ka kërkuar një masë lehtësuese para togave të zeza.

Si paketues në burg aktualisht ndodhen Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupe, ndërsa ish efektivi policisë së Delvinës dhe vëllai i Kleviolit janë shpallur në kërkim. Arrestimi i Kleviol Ahmetajt erdhi pas një mandati të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij në pakot e drogës së sekuestruar në plazhin e Divjakës në 10 maj.

Free Traffic Exchange