A1 Report - Pronat, Strasburgu shtyn dosjet: Qeveria 1 vit kohë për zgjidhjen

2015-08-22 1

Ministrat e KE kanë pranuar kërkesën e qeverisë shqiptare për të shtyrë dhe me një vit afatin e shqyrtimit të dosjeve të ish pronarëve që kanë mbërritur në gjykatën e të drejtave të njeriut. Ky është hapi i parë, ku shfaqet për tolerimin ndaj Shqipërisë, ndërsa brenda 10 ditëve dhe Gjykata e të drejtave të njeriut do të japë vendimin e saj.

Vendimi
Në njoftimin e dhënë nga KiE, përshëndetet plani i veprimit të qeverisë shqiptare. Po ashtu kërkohet që autoritetet shqiptare të vijojnë të informojnë mbi hapat që do të hidhen përsa i përket pronave. "Përshëndesim miratimin zyrtar të Këshillit të Ministrave të planit të veprimit për krijimin e një mekanizmi efektiv të kompensimit, duke e bërë planin e veprimit të detyrueshme për shtetin shqiptar, dhe vëmë në dukje me kënaqësi se masat e parapara janë duke u miratuar në përputhje me dispozitat të cilat në Plani", thuhet në deklaratën e dhënë pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të KiE.

Ndërsa kërkohet që të bëhen hapat e duhur për gjetjen e një afati sa më të shpejtë për zgjidhjen e kthimit dhe kompensimit. "Në kuadrin e afatit të përgjithshëm të paraparë për zbatimin e këtij mekanizmi, inkurajuar fuqimisht autoritetet të intensifikojnë përpjekjet e tyre me qëllim të reduktimin këtë kornizë kohore sa më shumë të jetë e mundur", shtohet në vendim, ndërsa kërkohet që autoritetet të vazhdojnë të mbajnë të informuar rregullisht Komisionin mbi progresin e arritur në zbatimin e planit të veprimit.

Qeveria
Qeveria shqiptare ka parashikuar që në fund të vitit 2015 të ketë të qartë situatën mbi pronësinë. Por kjo nuk do të thotë që në këtë afat gjithçka do të jetë e zgjidhur. Por se në propozimet e bëra do të nisë një proces real i kthimit dhe kompensimit të ish pronarëve. Tashmë qeveria ka nisur një projekt për dixhitalizimin e dosjeve që janë në AKKP, për të arritur kështu në një konkluzion përfundimtar. Dixhitalizimi i të dhënave do të evidentojë se sa është realisht sipërfaqa e pakthyer dhe sa do të jetë kosto e saj.

"Për këtë qëllim, autoritetet janë caktuar të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruara. Deri tani ka përfunduar regjistrimi i 2,584 nga një numër total prej 3,057 zonash kadastrale". Ndërkohë që brenda pak muajsh do të jepet dhe fondi nga BE për realizimin e projektit.