Rruga e Arbrit në mes të 4 rrugëve, braktisen punimet

2015-08-22 3

Burrel-Banorët që përfshihen nga ndërtimi i Rrugës së Arbrit, kanë filluar të ndjehen skeptik kur bëhet fjalë për përfundimin e saj.

Sipas tyre ka më shumë se një muaj që të gjitha mjetet e firmës, kontraktuese e lotit Qafa e Buallit - Ura e Vashës, janë larguar prej aksit dhe nuk ka mbetur asnjë mjet i cili të punojë.

Për ta, kjo është një shenjë e ndërprerjes përfundimtare të punimeve në këtë aks rrugor kaq të rëndësishëm, jo vetëm për banorët e Bulqizës por gjithë qarkut të Dibrës, e më gjerë.

Ndërsa janë premtuar shpronësimet për banesat që janë hequr nga projekti i Rrugës së Arbrit, banorët shprehen se as rruga po ndërtohet, dhe asata nuk po banojnë në shtëpitë e tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/