Tiranë-Një punonjës policie është dhunuar mbrëmjen e sotme e për pasojë ka mbetur i plagosur. Ngjarja u shënua pak minuta më parë ne zonën e "Unazës së Re"
Mësohet se punonjësi i policisë ka qënë jashtë shërbimit dhe ka qënë duke ecur në anë të rrugës në momentin që është dhunuar nga katër persona. Efektivi I policisë, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet A.H, është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.
Personat që dhunuan policin e komisariatit numër 5 janë larguar me një automjet nga vendi I ngjarjes, ndërsa policia ka nisur aksionin për t'i vënë në pranga. Ne video pamjet nga vendi i ngjarjes pa koment.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/