Shkodër, plagosen rëndë me armë zjarri tre persona, autori në kërkim

2015-08-22 0

Shkodër-Tre person janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në hyrje të qytetit të Shkodrës, në lokal brenda një karburanti.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Burime nga uniformat blu të qytetit të Shkodrës bëjnë me dije se autori ka qëlluar me kallashnikov. Deri në këto moment nuk bëhen të ditur emrat e të plagosurve.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange