Rasti " Monstra" është proces gjyqësor i montuar ndërsa fjala përfundimtare e prokurores Gordana Geshkovska flet për politizim të gjyqësorit të Maqedonisë. Kështu vlerësuan bashkëbiseduesit në emisionin e mbrëmshëm " Rruga drejt..." në Alsat. Avokati mbrojtës Naser Raufi paralajmëron vazhdimin kësaj lënde edhe në instancat më të larta gjyqësore në vend për shkak të ndikimit të prokurorisë ndaj trupit gjyqësor.
"Mendoj që gjyqi nuk është ende autonom apo nuk është në atë nivel që mund pa prokurorin të sjell një aktvendim ose minimum pa konsultim të prokurorisë ....Ne do shkojmë me këto instrumente juridike që na takojnë dhe mendoj që në atë nivel të dytë , është fakt se ka ekspert juridik që janë më me përvojë, pa ofendim për këtë trup gjyqësor por mendoj se kualiteti është më i lartë te grada e dytë posaçërisht te gjyqi Suprem dhe dihet se ne do të vazhdojmë deri në fund të kërkojmë të drejtat, pasi unë jam i bindur se këto të arrestuar nuk fajtorët e këtij rasti. Kjo shihet edhe nga vet fizionomia e tyre por sot edhe me fjalën përfunduese bile unë mendoj që e ka të qartë edhe vet prokurorja se e ka bë gabimin me arrestimin e këtyre personave", u shpreh Naser Raufi, avokat mbrojtës.
Parandalimi i rasteve të ngjashme me rastin " Monstra" sipas profesorit Jeton Shasivari është Strasburgu për shkak se tek ne mungon siguria juridike.
"Apriori në opinionin publik është krijuar bindja se këto janë vrasësit se këtë e ka thënë shteti dhe në qoftë se lirohen çka do të thotë opinioni, u liruan vrasësit, gjykata i liroi vrasësit, a është ky proces i drejtë gjyqësor kur policia e shtetit e shkel prezumimin e pafajësisë, nuk ka siguri juridike, nuk ka garanci juridike , në qoftë se nuk ke siguri juridike për çfarë procesi të drejtë gjyqësor flasim? Ku është ilaçi, llaci është në Strasburg. Strasburgu d.m.th. këshilli i Evropës ka këtë mision të mbroj dinjitetin e popullit, dinjiteti i qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së pari të mbrohet preventivë, të mos ketë montime nesër, se sot mund të ndodh një montim tjetër", deklaroi Jeton Shasivari, profesor.
Edhe avokati i popullit Ixhet Memeti theksoi se prokurorja Geshkovska me fjalën e saj përfundimtare ka përmbushur apetitet e dikujt tjetër.
"Personi i cili është i detyruar të udhëheq procedurën në formë profesionale tenton dikujt t'ia bëj qejfin , kjo ndodhi me në fjalën përfundimtare të prokurores e cila e udhëhiqte rastin. Atë unë nuk jam i bindur se e kanë ngërthyer emocionet se ndjen dhimbje për ata që pësuan , të gjithë duhet të ndjejmë dhimbje për ata që pësuan, por ajo më tepër këtë, unë mendoj se e bën që dikujt t'i tregoj se unë jam ajo që do të luaj ashtu siç ti dëshiron. Kjo është e keqja e shoqërisë tonë kur organet janë të politizuara dhe nëse ky proces apo tjetër që në start nisen kësisoj me përshtypje se dikush te i cili duhet të kenë besim gjithë qytetar le përshtypje se anon këtu ka marr fund çdo gjë", theksoi Ixhet Memeti, avokat i popullit.
Bashkëbiseduesit në emisionin e mbrë...