A1 Report - Vlore, nje banese perfshihet nga flaket e zjarrit, s'ka te lenduar

2015-08-22 0

VLORE- Shkrumbohet nga flakët e zjarrit rreth mesditës një banesë dykatëshe në lagjen "Osman Haxhiu" në qytetin e Vlorës.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, por katër prestarët e familjes së Velko Qirjakos kanë mundur të dalin në kohë nga shtëpia dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Drejt vendngjarjes janë nisur tre zjarrfikëse, të cilët kanë neutralizuar zjarrin.

Zonja e shtëpisë, Olimbi Qirjako, rrëfen për mediat momentet e para të rënies zjarrit, teksa shton se së bashku me dy vajzat dhe burrin nuk mundin ti vinin flakët nën kontroll.

Përveç tre zjarrfikëseve për shuarjen e zjarrit kanë kontribuar edhe banorë të zonës, ndërsa godina dykatëshe u rrënua e tëra pas zjarrit.

Familja Qirjako i bën apel instancave vendore t'i vijnë në ndihmë, pasi nuk kanë ku të strehohen.