Tirane- Shqipëria prej orës 15:00 të ditës së sotme do të ndihmojë Kosovën për të furnizuar me energji elektrike. Kjo pas shpërthimit në termocentralin Kosova A që shkaktoi 3 të vdekur dhe 13 të plagosur
"Koorporata Elektroenergjitik Shqiptare prej orës 15:00 të ditës së sotme do të nisë furnizimin përmes linjës Fierzë-Dragash me 50 megavat në bandë. Ndërkaq, në bashkëpunim me institucionet respektive në Kosovë, KESH dhe OST po përpiqen të shohin mundësitë e garantimit të kapaciteteve të interkonjeksionit për të plotësuar nevojën e kërkuar për energji. " informon ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/