Ish të përndjekurit nuk heqin dorë: Prej 10 ditësh në grevë urie

2015-08-22 0

Tiranë- Në ditën e 10-të, një ish i përndjekur i rikthehet grevës pas qëndrimit 4 ditor në spitalin e sëmundjeve të brendshme në sanatorium.
Shaban Hoxha rinis grevën, duke treguar raportin mjekësor të spitalit.
"Ja fleta e daljes nga spitali, ka një orë. Është dizinformim i disa mediave, më vjen keq që kanë deklaruar se në spital nuk ka asnjë të shtruar nga grevistët. Një nga ata jam unë, ja ku është dokumenti, ta verifikojnë dhe në spital"tha ai.
Për të besuar në vertetësinë e grevës, Fatmir Hoxha, sot ftoi mjekët të bënin analizat e nevojshme, nëse grevistët kanë konsumuar apo jo ushqim.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/