Tirane- Pas marrjes ne pyetje të ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami për tenderat e reklamave nga Prokuroria e Tiranës, ka qënë radha e ish-anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, për të dhënë shpjegimet e tyre, rreth kësaj çështje.
Të nëntë ish-anëtarët janë paraqitur sot në Prokurorinë e kryeqytetit përballë prokurores Daniela Sulaj dhe oficerit Urim Buci.
Mësohet se të 9 personat janë thirrur, për të shpjeguar pozicionin e tyre në lidhje me disa tendera reklamash, gjatë peridhës 2010-2013, kur dikasteri drejtohej nga Arben Imami.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/