SHBA- Mediat lokale në Amerikë kanë raportuar hedhjen e një burri nga tarraca e një hoteli 45-katësh në Denver, Colorado. Ai përdori tarracën e Hotelit Four Seasons, për të realizuar hedhjen me anë të kostumit të tij fluturues që mban një paketë reaktive në pjesën e prapme.
Nick Macomber fluturoi në qiell për rreth 30 sekonda para se të kthehej sërish në tarracën e hotelit.
Kjo ndodhi u filmua për një dokumentar rreth paketave reaktive të Kanalit Smithsonian.