Televizioni shtetëror vietnamez (VTV) ka transmetuar një video ku një anije e madhe Kineze është parë ndërsa ndiqte një anije të vogël vietnameze deri sa e ka fundosur atë.
Anijet Kineze dhe vietnameze kanë patur një konflikt gati një muaj më parë kur një naftëmbajtëse kineze, e quajtur Haiyang 981, u fut në ujëra që pretendohen nga të dy vendet.
Televizini kombëtar VTV e raportoi këtë incident si një "tregues të pakontestueshëm të veprimeve johumane të Kinës kundër anijes vietnameze të peshkimit".
Ndërkohë qeveria Kineze mbajti një qendrim se anija e tyre "vetëm po përdorte një mënyrë për t'u mbrojtur".