A1 Report - Kosovë, shpërthim në TEC, 2 viktima, një i gjallë nën rrënoja

2015-08-22 1

PRISHTINE - Të paktën një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm i një depozite me hidrogjen në termocentralin "Kosova A" në Obiliq. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për ngjarjen nga autoritetet kosovare, ndërsa shkaqet e këtij shpërthimi tragjik mbeten për t'u hetuar. Drejtori i Shërbimeve të Koorporatës Energjetike të Kosovës saktësoi se shpërthimi ndodhi gjatë orëve të paradites të së premtes në repartin e elektrolizës.

Një 28-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe një tjetër, i cili sipas mediave kosovare dyshohet të jetë rreth moshës 65 vjeç është nxjerrë i pajetë nga rrënojat. Sakaq, përpjekje të shumta po bëhen për të nxjerrë një tjetër person nga rrënojat, i cili dyshohet se mund të jetë gjallë.

Fushata për zgjedhje u ndërpre, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se do ngrihet një komision hetimor për këtë fatkeqësi.

Situata ka qenë e tensionuar gjatë paradites për shkak të frikës nga një shpërthim i dytë, ndërsa pas ndërhyrjeve në zonë nga forcat e ushtrisë dhe teknikët me veshjet speciale është normalizuar gjithcka. Mungesa e një informacioni zyrtar për numrin e viktimave nga ky shpërthim nxorri shifra të ndryshme nga mediat, ndërsa kreu i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa konfirmoi fillimisht vdekjen e tre punëtorëve në Termocentralit "Kosova A".

Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpive përreth. Menjëherë është ndërprerë puna në termocentral dhe janë evakuuar të gjithë punonjësit, ndërsa, është shkëputur edhe energjia elektrike.

Emrat e të plagosurve
"Gazeta Express" sjell emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK-ut që u lënduan sot në tragjedinë që ndodhi aty.
1- Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2- Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3- Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4- Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5- Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6- Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7- Besim Elezi 1977 Mihhaliq - Obiliq
8- Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet - Fushë Kosovë
9- Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10- Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11- Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12- Hamdi Kutllovci
13- Ali Kutllovci - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/kosov--shp-rthim-pran--kek-3-t--vdekur-13-t--plagosur-218497.html#sthash.SzRuRF4r.dpuf