Shkoder- Më 15 janar 2015-es është afati i fundit që myftinia e Shkodres u ka lënë tregtarëve të Zdrales, për të liruar mjediset e këtij tregu.
Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate për shtyp që ky institucion fetar ka shpërndarë, duke saktësuar se në pronën vakëf do të ndërtohet një qendër tregtare.
Për periudhën tetor 2014 -- 15 janar 2015, tregtarëve nuk do t'u merret asnjë qindarkë qeraje nga myftinia. Por kjo deklaratë në të cilën theksohet se vendimi është marrë pas një takimi me një përfaqësi të tregtarëve, ka indinjuar edhe më shumë këta të fundit.
Albert Tuka, kryetar i BSPSH Shkodër thonë se nuk janë dakord pasi do të nxirren jashtë 300 tregtar.
Nga ana e saj bashkia e Shkodres akoma nuk ka reaguar pas kësaj situate të krijuar dhe aq më pak nuk dihet nëse kjo e fundit ka një hapësirë tjetër për t'jua ofruar tregtarëve për aktivitetin e tyre të përditshëm.
Nëse situata nuk merr një zgjidhje përfundimtare dhe me pajtimin e të gjitha palëve, tregtarët kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/