TIRANE - Mos gjetja e konsensusit të "artë" e të shumëkërkuar edhe nga Komisioni Europian në raportin e tij të fundit mes palëve të politikës shqiptare, ka detyruar kryeparlamentarin Meta që pas një debati prej gati 10 orësh, të shtyjë për të enjten tjetër votimin për një komision hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në adminsitratë.
Mazhoranca ra paramisht dakord me kërkesën e demokratëve për të hetuar emërimet në administratën shtetërore, por sipas tyre objekti i hetimit duhet të nisë nga viti 2009 kur të djathtët ishin në pushtet, dhe jo nga Shtatori i 2013-ës, siç kërkon opozita e sotme.
E kjo javë sipas Metës, deri në votimin e së enjtes, duhet të shërbejë për një përpjekje të sinqetë për gjetjen e konsensusit mes opozitës dhe mazhorancës.
"Unë personalisht kam nevojë për më shumë kohë , personalisht , si Kryetar i Kuvendit që mbaj përgjegjësi për ndjekjen e procedurave. Jam midis dy kërkesave. Grupi i shumicës që kërkon që të votohet propozimi i tij me argumentet përkatëse, me të drejtë apo pa të drejtë, edhe ata i referohen Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Grupi i Partisë Demokratike kërkon që të votohet vendimi sikurse ju e keni kërkuar. Ndërkohë që edhe ju e pranoni që përveç afateve ka nevojë dhe për një riformulim dhe jeni të gatshëm që të bisedoni. Prandaj unë edhe një herë tjetër do ju kërkoja që ta shtyjmë për votim për të enjten tjetër, sepse debatin e kemi konsumuar dhe të bëjmë një përpjekje të sinqertë për të gjetur mundësinë e një kompromisi dhe në rast se jo unë të paktën të jem i qetë për procedurën", tha Meta.
Ridvan Bode: S'mund të bëhet marrim amendamentet mbi pakicën dhe t'i hedhim në votim, s'keni çfarë votoni, nëse jepni konsensus për të sjellë brenda etikës parlamentare formatimin e objektit tone, por jo zgjerimin e afatit. Ju prakitikisht keni kufizuar objektin e hetimit parlamentar, keni refuzuar kërkesën tonë për hetim parlamentar.
Ilir Meta: Shumica parlamentare në rast se konstaton se shkelen standardet kushtetuese është e detyruar të japë alternative duke i dhënë mundësinë opozitës të rishikojë objektin e saj. Ju qëllimin e keni të realizoni atë objektiv që keni. Edhe ju e pranoni që ka nevojë për riformulime dhe jeni të gatshëm të bisedoni
Fatmir Xhafaj: Nuk mund të ngrihet një komision hetimor kur këta janë pakicë.
Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për emërimet në administratë të personave sipas PD të inkriminuar, ngjalli debate të forta sot në seancën parlamentare, e cila përveç një diskutimi të shkurtër për raportin e KE-së për statusin dhe raportin për hetimin të lëvizjeve e shkarkimeve në Policinë e Shtetit, pati në qendër të diskutimeve parlamentare akuza dhe kundërakuza për emërimet në adminsitratë në kohën e PD e tanimë në kohën e PS.
Sipas ish-mazhorancës së djathtë, qeveria po vë në krye njerëz me precedentë penalë, ndërsa sipas shumicës së sotme, ish-qeveria Berisha vendosi në poste drejtuese, e sidomos në selitë tona diplomatike fëmijë p...