Një shpërthim i fuqishëm ndodhi rreth orës 11:00 në departamentin e kimikateve në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës tha për Ora News se nga shpërthimi mund të ketë të lënduar por edhe të vdekur por pritet konfirmim zyrtar nga mjekët
Në një prononcim telefonik për gazetarin Patrik Sadikaj informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 11:00.
"Rreth orës 11:00 morëm një informacion për një shpërthim në ë Obilisht. Policia e Kosovës me të marrë informacionin angazhoi policinë. Kemi asisituar në evakuimin e personelit të punonjësve dhe qytetarëve në një perimetër të gjerë sigurie. Si dhe është ndërprerë lëvizja e automjeteve në këtë zonë."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/