A1 Report - Meta shtyn hetimin per emerimet ne administrate: Gjeni konsensus

2015-08-22 0

TIRANE - Mos gjetja e konsensusit të "artë" e të shumëkërkuar edhe nga Komisioni Europian në raportin e tij të fundit mes palëve të politikës shqiptare, ka detyruar kryeparlamentarin Meta që pas një debati prej gati 10 orësh, të shtyjë për të enjten tjetër votimin për një komision hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në adminsitratë.

Mazhoranca ra paramisht dakord me kërkesën e demokratëve për të hetuar emërimet në administratën shtetërore, por sipas tyre objekti i hetimit duhet të nisë nga viti 2009 kur të djathtët ishin në pushtet, dhe jo nga Shtatori i 2013-ës, siç kërkon opozita e sotme.

E kjo javë sipas Metës, deri në votimin e së enjtes, duhet të shërbejë për një përpjekje të sinqetë për gjetjen e konsensusit mes opozitës dhe mazhorancës.

"Unë personalisht kam nevojë për më shumë kohë, jam midis dy kërkesash, të grupit të mazhorancës dhe të grupit të PD-së. Ta shtyjmë me votim të enjten tjetër, të bëjmë përpjekjen e sinqertë për gjentjen e konsensusit dhe unë të paktën të jem i qetë për procedurën e votimit", tha Meta.

Ridvan Bode: S'mund të bëhet marrim amendamentet mbi pakicën dhe t'i hedhim në voti, s'keni çfarë votoni, nëse jepni konsensus për të sjellë brenda etikës parlamentare formatimin e objektit tone, por jo zgjerimin e afatit. Ju prakitikisht keni kufizuar objektin e hetimit parlamentar, keni refuzuar kërkesën tonë për hetim parlamentar.
Ilir Meta: Shumica parlamentare në rast se konstaton se shkelen standardet kushtetuese është e detyruar të japë alternative duke i dhënë mundësinë opozitës të rishikojë objektin e saj. Ju qëllimin e keni të realizoni atë objektiv që keni,
Fatmir Xhafaj: Nuk mund të ngrihet një komision hetimor kur këta janë pakicë.

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e një Komisioni Hetimor për emërimet në administratë të personave sipas PD të inkriminuar, ka ngjallur debate sot në seancën parlamentare.

Deputeti i PS, Armando Subashi tha se mazhoranca është dakord për ngritjen e këtij Komisioni, por me kusht që objekti i hetimit të nisë nga 2009 dhe jo vetëm për 3 muaj siç kërkohet nga opozita
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/meta-shtyn-hetimin-p-r-em-rimet--n--administrat--gjeni-konsensus-218254.html#sthash.YhEEUOHS.dpuf

Free Traffic Exchange