A1 Report - Renzi shpreh zemerim nga Brukseli per skandalin e projektit te Venezias

2015-08-22 1

BRUKSEL - Kryeministri italian Mateo Renzi ka reaguar nga Brukseli lidhur me skandalin e Venecias, ndërkohë që pritet të fillojë marrja në pyetje e të arrestuarve si të dyshyar për korrupsionin në prokurimet e projektit të Mose-s, një projekt për ndërtimin e barrierave për mbrojtjen e qytetit nga përmbytjet.

Në një konferencë për shtyp ai u shpreh se ndiente zemërim të madh, por kishte besim të plotë në punën e gjyqësorit. Sipas tij politikanët e korruptuar duhet të hetohen për tradhëti të lartë dhe se problemi nuk qëndron tek rregullat, por tek hajdutët.

"Sigurisht sa herë që shohim çështje të korrupsionit, zemërimi është shumë i madh, sepse gjendesh përballë atyre që tradhëtojnë besimin më të madh, besimin e qytetarëve tek veprimet e mira dhe tek korrektësia personale. Problemi i korrupsionit nuk eshte se nuk ka rregulla, por ato nuk respektohen. S'është nevoja të krijojmë rregulla të reja, por të respektohen ato ekzistuese", u shpreh Renzi.

Lidhur me skandalin e Venecias një ditë më parë u arrestuan 35 persona, mes të cilëve edhe kryebashkiaku i qytetit, Giorgio Orsoni me pretendimet se kanë marrë ryshfet gjatë procesit të tenderit publik për projektin e quajtur "projekti i Mose-s".

Free Traffic Exchange