ELBASAN - Dhjetëra familje kanë protestuar në Belsh për mosmbështetjen nga shteti për tërmetin e rënë në datën 19 maj, i cili ka shkaktuar dëme të shumta.
Sipas banorëve deri tani nuk është dhënë asnjë dëmshpërblim për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Në mbështetje të banorëve ka dalë edhe kryetari i bashkisë Belsh , Asqeri Kuqja.
Tërmeti i datës 19 maj ishte me magnitudë 5.2 rihter dha ka shkaktuar dëme në disa qytete Lushnjë, Elbasan dhe fshatrat përreth.