BRUKSEL - Liderët e vendeve të G7 që po zhvillojnë takime në Bruksel, thanë se janë të përgatitur për të vendosur më shumë sanksione ndaj rusisë për shkak të veprime të saj në Ukrainë.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata dënuan Rusinë për shkeljen e vazhdueshme të sovranitetit të Ukrainës. Ky takim i G7-s është i pari që kur Rusia u përjashtu nga grupi që njihej si G8, pas aneksimit të Krimesë në Mars.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Poloni, presidenti amerikan Barak Obama paralajmërmoi Moskën për ato taktikat e errëta që po përdor në Ukrainë.