SHBA i dhuron Policisë Kufitare, tre makina patrullimi me vlerë 54 mijë USD

2015-08-22 1

Tiranë -- SHBA i ka dhuruar Policisë Kufitare, tre automjete për patrullim dhe pajisje të tjera për shërbimet e saj me një vlerë prej 54 mijë dollarësh.

Dhurimi është bërë sot nëpërmjet Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në kuadër të Programit të SHBA-së për kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë e Kufijve.

Në ceremoninë ku merrnin pjesë krerët e Policisë shqiptare të Shtetit, ishte i pranishëm Zv.Ambasadori amerikan Henry Jardine.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/