Rritet numri i të rinjve që përjetojnë sulme në zemër

2015-08-22 3

Gjithnjë e më shumë të rinj vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Konstatimi u bë në Kongresin e Pestë të Kardiologëve të Maqedonisë me pjesëmarrjen ndërkombëtare. Kufiri po zvogëlohet dhe qytetarët po pësojnë sulm në zemër që në moshën 30 vjeçare, -tregojnë përvojat e kardiologëve të Maqedonisë.

"Shkalla e infarktit akut të miokardit në Maqedoni dhe në vendet në tranzicion, për fat të keq, është ende shumë e lartë. Në SHBA dhe në Evropën Perëndimore ka një rënie të kësaj shkalle, që ka të bëjë me parandalimin rigoroz në këto vende të zhvilluara, para së gjithash, për shkak të rënies së shkallës së pirjes së duhanit, zvogëlimit të faktorëve të rrezikut, sikurse hipertensioni, hipertensioni arterial, diabeti dhe mënyra e shëndetshme e jetës", tha Sashko Kedev, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë.

Sipas kardiologut Samir Pançolli nga SHBA, në Maqedoni trajtimi i sëmundjeve të zemrës është në nivel shumë të lartë.

"Është mbresëlënëse cilësia e kardiologjisë intervenuese në vend, është shumë më e mirë se në shumë vende të tjera që kam vizituar. Në Amerikë kemi një sistem të tjetër të mbrojtjes shëndetësore, por kur e krahasojmë, kardiologjia intervenuese në Maqedoni është e mirë, sikurse në vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", u shpreh Samir Pançoll, SHBA.

Kongresi i Pestë i Kardiologëve, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të 26 vendeve u hap dje. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri Nikola Gruevski i cili theksoi se në qendër të vëmendjes së mbrojtjes shëndetësore janë sëmundjet kardiovaskulare që janë shkaku numër "një" i vdekjeve në vendin tonë dhe në botë. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange