A1 Report - AKU kontroll furrave te bukes ne gjithe vendin per monitorim cilesie

2015-08-22 1

TIRANE - Vaji që përdoret për prodhimin e bukës në vendin tonë është jashtë standardit, ndërsa miellit i shtohet adiditivë apo ngjyrues për të rritur cilësinë. Këto janë vetëm disa prej problemeve që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kontatuar gjatë monitorimit të këtij sektori, ndërsa janë bërë publike sot gjatë një takimi që kanë zhvilluar me prodhuesit e bukës në vend

Vetë prodhuesit e bukës kanë deklaruar se probleme mbeten furrat në periferi të qyteteit, ndërsa kanë kërkuar që të ndryshojnë edhe kriteret për të hapur një biznes të ri në prodhimin e bukës.

Prodhuesit e bukës kanë kërkuar që të hiqet detyrimi për ta tregtuar ate me qese letre, pasi u rrit kostot, ndërsa AKU ka deklaruar se do të vendosen standarde në certifikimin e bizneseve më të rregullta në prodhimin e bukës.

Free Traffic Exchange