A1 Report - Trafikanti: Dy grupe kriminale kontraktuan avionin italian

2015-08-22 1

TIRANE- Zbulohen dritëhijet e dëshmisë së Sajmir Bajramit, personit që u arrestua në Divjakë së bashku me pilotin italian Giorgio Riformato. Në dëshminë e parë të dhënë para hetuesve, Bajrami tregon se pranë avjonit të rrëzuar teksa po largohej ka parë dy persona me "Volsvagen Passat" të cilën ndodheshin pranë avjonit, që largoheshin edhe ata. Këta dy persona mbetet mister dhe prania e tyre në Divjakë lind dyshime të forta se piloti Riformarto ishte kontaktuar për trafikun e drogës me avion nga dy grupe kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Ky mister shtohet akoma dhe më tepër kur vetë Bajrami ka treguar se kishte blerë 207 kg drogë për ta trafikuar në Itali, ndërkohë që në Divjakë policia sekuestroi 470 kilogramë. Në dëshminë e tij, mister mbetet dhe burimi i shumës financiare prej 83 mijë euro, ku 56 i ka paguar për blerjen e drogës dhe 27 mijë euro janë sekuestruar gjatë arrestimit të tij. Një pyetje e tillë për të kërkuar burimin e kësaj shume nuk ekziston nga prokuroria.E mistershme dhe që duhet të verifikohet nga prokuroria italiane është dhe shtetasi Giuzepe, shtetas italian që ka organizuar trafikun. Ndërkohë sipas Bajramit, dy telefonat së bashku me kartat i ka hedhur në lagunë, të cilët ende nuk janë gjetur.

Pyetje: Në këtë seancë pyetjesh ndodhet i pranishëm avokati mbrojtës

K.D.Pranoni të jepni shpjegime për të sqaruar pozitën tuaj proceduriale në këtë hetim. Çfarë keni për të deklaruar ?
Përgjigje: Po jam ndakort të jap shpjegime e mija në prani të avokatit të caktuar kryesisht z. K.D, në seancën e sotme dhe në ato në vijim.
Pyetje: Cili është profesioni juaj dhe ku e ushtroni atë?
Përgjigje: Unë jam i martuar me shtetasen E.Gj., me të cilën kam një vajzë. Që të dy së bashku jetojmë në Bolonja të Italisë, ku dhe atje jemi njohur. Unë në Itali kam punuar në fushën e ndërtimit, ku kam pasur një firmë ndërtimi, ku aktualisht e kam mbyllur aktivitetin e saj për shkak të krizës financiare që na ka zënë. Në Shqipëri unë kam një apartament në qytetin e Durrësit, pranë hekurudhës, në katin e 9-të të një pallati 11-të katësh. Nga Italia kam ardhur përpara tre javësh së bashku me gruan dhe vajzën, ku jemi duke qëndruar tek shtëpia jonë në adresën e mësipërme.

Gjatë kësaj kohe unë kam shkuar në Itali në Bolonja dhe atje kam qëndruar për disa ditë. Gjatë qëndrimit në Itali, për shkakë të krizës, në biseda që kam bërë me shtetasin Giusepe, mbiemrin e të cilit nuk e kujtoj, kemi biseduar të dy, që të merreshim me trafikim të lëndës narkotike nga Shqipërija për në Itali, ku aty Giuzepe morri përsipër që të siguronte shitjen e saj. Ndërsa unë mora përsipër që të bëja sigurimin e lëndës narkotike, cannabis sativa, transportin e së cilës do ta bëja nëpërmjet një piloti, me të cilin do t'më ndërmjetësonte Giuzepe. Kjo bisedë ndërmjet nesh është bërë diku rreth datës 21.04.2014, ku present kemi qënë vetëm ne të dy. Giuzepe më tregoi se piloti që do të bënte transportin e lëndës narkotike ishte shoku i tij dhe më tregoi se quhej Eli, dhe ishte nga...

Free Traffic Exchange