Zbulohet furnizuesi me armë i vrasësit me pagesë Julian Sinanaj

2015-08-22 1

Tirane-Falë një hetimi disa mujor të Prorkurorisë për Krimet e Rënda është mundur të zbulohet furnizuesi me armë i serial killerit Julian Sinanaj, akzuar për disa vrasje dhe vepra të tjera penale.

Organi i akuzës i ka komunikuar masën e sigurisë Albin Mexhajt, si i dyshuar kryesorë për shitjen e armëve te 30 vjeçari Sinanaj, armë të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Interesante është se akuza Mexhajt i është komunikuar në burgun 302 në kryeqytet, aty ku ai qëndronte aty që nga shkurti i këtij viti.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/