Kukës - Liqeni i Fierzës dhe ambienti përreth tij, kanë qenë objektiv i një aksioni të inicuar nga Institucionet e qarkut tëKukësit, për pastrimin nga mbeturinat e ndryshme të depozituara.
Qindra nxënës, përfaqësues institucionesh dhe banorë të tjerë janë angazhuar për një ambient të pastër, me qëllim përmirësimin e imazhit të zonës dhe zhvillimin e turizmit.
Sipas ekspertëve të mjedisit, ky aksion është i domosdoshëm, ndaj ai do vijojë edhe të premten me qëllim pastrimin e plotë të vatrave më problematike të ndotjes.
Në aksionin e pastrimit janë angazhuar më shumë se 300 forca, mes tyre edhe ushtria. Më shumë se 20 kamionë kanë transportuar mbi 100 metër kub mbeturina, ndërkohë që shumë varka kanë mbledhur mbetjet e mbetura në liqen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/