Korçë- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Korçës dhe Policinë e Shtetit kanë çelur sot zyrtarisht ne Korçë fushatën "Ditët kundër dhunës në familje". Fushata, e cila do të vijojë edhe në qytete të tjera, mbështetet nga Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme, Policinë e Shtetit për Policimin në Komunitet dhe nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim. Për Ambasadorin Raunig dhuna në familje është jo vetëm e dëmshme për shoqërinë, por sot më shumë se kurrë ne duhet ti japim fund kulturës së heshtjes. Një punë intesive po bëhet edhe nga dy Ministritë, ajo e Brendshme dhe Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku të dyja zv.ministret kanë shpalosur projektet për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave,por jo me pak punë do të bëhet edhe për të parandaluar trafikimin e qënieve njerëzore ku edhe në këtë rast më të prekura janë femrat. Takimet më pas vazhduan me Tryezë e rrumbullakët për masat kundër dhunës në familje. Të pranishëm ishin dhe Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.Fushata do të vazhdojë për tre ditë, deri në datën 6 qershor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/