Vlorë - Përmirësohet gjendja e 4 fëmijëve të helmuar dje pas konsumimit të ushqimit të blerë në një subjekt privat në Himarë.
Sipas familjarëve, fëmijët janë ndjerë keq pikërisht pas konsumimit të ushqimit të blerë.
"Shenjat e para fëmijët i dhanë në orën 2 e 30 minuta, ndrsa rreth orës 5 ato u shtuan intesivisht me të vjella dhe ne i çuam në spital. Pas ndërhurjeve të para që bëri mjeku në Himarë, i dërguam fëmijët në spitalin e Vlorës. Me sa di unë kanë ngrënë patatina, kruasan, pra ushqime të këtij lloji. Njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë por nuk është në rrezik për jetën", kështu shprehet babai i njërit prej fëmijëve të helmuar.
Fëmijët e moshës 3-8 vjeç aktualisht gjenden në pavionin e reanimacionit të pediatrisë në spitalin rajonal të Vlorës. Mjekët thonë se djali 8-vjeçar është më rëndë, por pa rrezik për jetën.
"Tre prej fëmijëve janë në gjendje relativisht të mirë. Njëri prej tyre është në gjendje më të rënduar, si pasojë e humbjeve që ka pësuar nga të vjellat dhe nga helmimi dhe presim përmirësimet nga mjekimi", shprehet Fatmir Brahimi mjek pediatër në spitatlin e Vlorës.
AKU ka urdhëruar mbylljen e subjektit ku fëmijët e helmuar konsumuan ushqim deri në daljen e analizave të mostrave të marra.
Pas këtij rasti helmimi nga ushqimi, DSHP dhe AKU kanë ngritur grupin e punës në Himarë, ku po monitorohen të gjitha subjektet tregtare që ofrojnë shërbime në këtë fillim sezoni turistik.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/