Danaj hedh poshtë akuzat e PD: Shpifje ordinere, të pavërteta

2015-08-22 6

Vlorë- Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës, ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike. Sadrit Danaj,ka hedhur poshtë akuzat e PD-së, duke i cilësuar si shpifje dhe të pavërteta.
"Dje, kemi qenë dëshmitarë të një dezinformimi të paprecedentë, të pabazuar në etikën politike dhe morale, të pabazuar në fakte dhe dokumente, por të servirura nga qarqe dashakeqëse dhe penguese për proceset zhvilluese të shoqërisë, shpifje ordinere për dëmtimin e imazhit personal dhe vlerave morale", theksohet në deklaratën e Danaj.
Kreu i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës thotë se dëshmia e Ministrisë Drejtësisë italiane tregon se nuk qenë i dënuar dhe nuk ka ndonjë akuzë për ndonjë vepër penale ne shtetin italian.
Fill pas deklaratës së kreut të sapoemëruar në qarkun e Vlorës, Sadrit Danaj, ka reaguar nëpërmjet një komunikimi për mediat sekretari në fuqi i qarkut të Vlorë, Ridvan Mersini, i cili theksoi se kryetari e stafi aktual ( i meparshem )i qarkut po presin verdiktin mbi ligjshmërine e mbledhjes se zhvilluar dje dhe vendimeve të marra në të nga ana e institucionit të Prefektit të qarkut .
Mersini tha se për këtë çështje i janë drejtuar dhe gjykatës, ndërsa sqaroi se vendimet e mara në mbledhjen jashte rradhe të së mërkurës janë të pa protokolluara dhe pa firmën e institucionit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/