Berisha akuza Kokëdhimës: More 100 mijë euro për emërimin e Danaj; Balla: Ju lini burrat shtatzënë

2015-08-22 0

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin socialist Koço Kokëdhima se ka marrë 100 mijë euro për emërimin në krye të Keshillit te qarkut të Vlorës, kryeskafistin e Vlorës.
"Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. E morët vesh, dje kryeskafistin e Vlorës mbi të cilin rëndojnë mëkate të paimagjinuershme të Otrantos, e njeh gjithë Vlora, e lartësuat kryetar qarku të Vlorës se Vlora më thotë mua i ka dhënë Kocos 100 mijë euro. Lexojeni gazetën "Shekulli" sot, e ka hapur Kocoja gazetën "kërcen Koçoja nga sevdaja". Gazetat italiane e akuzojnë për këtë , këtë dhe s'ka mundur të refuzojë asnjë prej tyre. Kurse Koçoja hap gazetën se i ka marrë 100 mijë euro" tha Berisha.
Në kundërpërgjigje të akuzave, deputeti Taulant Balla, tha se Sadrit Danaj është zgjedhur me vota unanime në krye të Këshillit dhe se ka depozituar dy çertifikata të dëshmisë penalitetit nga Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo italiane.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange