Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin

2015-08-22 0

Gjermani- Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit sot në një mëngjes pune nga dr. Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për politikën e jashtme i CDU-CSU, në Bundestag, i shoqëruar nga Roderich Kiesewetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU - CSU.

Po sot kryetari i Partisë Demokratike u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Komisionit për çështjet e BE, në parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum. Gjatë bisedës, kryetari i opozitës falënderoi përfaqësuesit e shumicës parlamentare të CDU - CSU në Bundestag, për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit europian të saj.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange