A1 Report - Fyle:Shqiperise status pa kushte Rama: Jo politike me drogen

2015-08-22 0

TIRANE -- Komisioni Europian konfirmon pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva, rekomandimin që shtetet anëtare t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Këtë vlerësim e solli në Tiranë komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, i cili ndryshe nga vizitat e tjera në vendin tonë, mori me vete raportin e ri të Komisionit Europian, të cilin e diskutoi me politikën shqiptarë në raundin e tretë të dialogut të Nivelit të Lartë për Integrimin,ku morën pjesë kabineti qeveritar me në krye shefin e qeverisë Edi Rama, përfaqësuesit e opozitës dhe krerë të institucioneve të pavarura.

Në një konferencë të përbashkët me kryeminsitrin Rama dhe përfaqësuesit e takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura në Hotel Sheraton, eurokomisioneri vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në lidhje me 5 Prioritet kyçe, por apeloi për ndërveprimin mes palëve të bazuar tek konsensusi."Konsensusi më i gjerë në këtë vend mund të ishte për axhendën europiane. Shpresoj që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët", tha Fyle.

Ndërsa në vlerësimin e kryeministrit Rama Raporti përkthehet: Më shumë punë për qeverinë, më shumë realizëm dhe më shumë e përgjegjësi për opozitën. Kryeministri Rama deklaroi se progres-raporti i Komisionit Evropian e bazon rekomandimin në "prova të forta e të qarta dhe në rezultate konkrete" të punës së qeverisë së tij, por pa lënë mënjanë edhe kontributin e qeverisë Berisha.

Rritja e luftës kundër drogës, e vlerësuar në raport, sipas Ramës, nuk duhet të politizohet, pasi do t'i shërbente vetëm trafikantëve. Më herët A1 REPORT mësoi nga burime konfidenciale se të njëjtin apel bëri edhe komisioneri Fyle në takimin me dyer të mbyllura, ku u shpreh se politiizimi i kësaj çështjeje nuk i shërben qëllimit.

Pas konferencës për mediat eurokomisioneri zhvilloi një takim tetë a tetë edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndërsa më herët Fyle takoi kryetaren e komisionit të Integrimit Majlinda Bregu.

Free Traffic Exchange