A1 Report - Milot,banoret proteste ndaj gurores "Do shkaktoje masaker mjedisore"

2015-08-22 5

MILOT - Dhënia e lejes për ndërtimin e një guroreje në fshatin Malbardhë të komunës Milot nuk është pritur mirë nga banorët e zonës, të cilët janë ngritur në protestë.

Banorët nuk lejojnë nuk lejojnë firmën që të nisë punën, pasi vendi ku është dhënë leja është një kurorë e gjelbër me pisha dhe prerja e tyre do të shkaktonte një masakër mjedisore.

Leja e dhënë për guroren në fshatin Mal Bardhë të Komunës Milot ka hedhur në protestë mbi 300 banorë të kësaj zone.

Ata nuk lejojnë firmën që të nisë punën, pasi vendi ku është dhënë leja është një kurorë e gjelbër me pisha, dhe prerja e tyre do të shkaktojë një masakër mjedisore.

Banorët kërkojnë që të vihen para drejtësisë personat përgjegjës që kanë dhënë këtë leje në kundërshtim me ligjin, ndërsa afër vendit ku është dhënë leja janë edhe shtëpitë e tyre.

Banorët e fshatit Mal Bardhë kanë qëndruar për rreth një orë në protestë duke mos lejuar mjetet e firmës që të vazhdojnë punën për ndërtimin e gurores.

Free Traffic Exchange