Danaj votohet Kryetar i Qarkut Vlorë, hiqet Dhimojani pas 2 mocionesh

2015-08-22 2

Vlorë -- Shkarkohet kryetari i këshillit të Qarkut të Vlorës, Anesti Dhimojani, në një mbledhje urgjente e jashtë radhës të thirrur nga 38 këshilltarë nga 59 që ka gjithsej Këshilli. 17 këshilltarë të djathtë e bojkotuan këtë mbledhje.

Shkarkimi i Dhimojanit erdhi pas një votimi ku 39 vota ishin pro shkarkimit dhe vetëm 3 kundër.

Këshilli ka vendosur po sot, emërimin e kryetarit të ri Sadrit Danaj, me 42 vota pro dhe asnjë kundër, një fakt ky që ka rënë dukshëm në sy.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/