Komisioni Europian rekomandoi sërish pa asnjë dyshim dhe rezervë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Komisioneri i zgjerimit Stefan Fyle deklaroi në Tiranë është bërë progres në tre prioritetet kyçe por reformat duhet të vijojnë me këto ritme.
Kryeministri Rama tha se raporti i ri do të thotë më shumë punë për qeverinë dhe më shumë realizëm për opozitën.
Por ai u kujdes të nënvizonte se nëse miratohet statusi, nuk do të ketë vend për asnjë triumfalizëm por vetëm për rritje të përgjegjësisë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/