A1 Report - Denoncon rrembimin e prones por prokuroria hesht,familja: Kemi frike!

2015-08-22 0

TIRANE - Ai ka trokitur kudo në zyrat e shtetit, ndërsa të vetmen zgjidhje pasi i është prishur dy herë rrjesht banesa e ka gjetur duke u ankuar tek kryeministri i vendit.

Skënder Zeli babai i dy fëmijëve deklaron se familjarisht është dhunuar ndërsa dhe pse ka bërë me dhjetra kallëzimi sa në polici dhe prokurori ska marrë asnjë zgjidhje.

Banon në këtë truall prej më shume se 5 dekadash, ndërsa thotë se mirëbesimin që i dha të vëllait për të ndërtuar një pallat në pronën e tij sot i është kthyer në një ferr pasi i vëllai i ka grabitur pronën duke e detyruar të jetojë në kushte të vështira.

Ndërsa këto pamje i përkasin banesës ku jeton aktualsiht familja Zeli, pasi për të kaluar në banesën e re nuk e lejojnë. Banesa e cila është ende e papërfunduar sipas skënderit i është prishur 2 herë ndërsa dy ditë më parë ai është kërcënuar sërish ndaj bën apel për ndihmë.

Skënder Elezi shkon më tej duke akuzar se për dy vite atij i kishin zhdukur dhe dosjen e legalizimit të objektit duke i tjetërsuar dhe dokumentat, ndërsa sërish ai nuk ka marrë një përgjigje nga organet përgjegjëse për këtë situatë.