Tirane- "Shqipëria ka vijuar të implementojë dhe konsolidojë reformat e kërkuara nga BE, në veçanti ato që kanë lidhje me statusin kandidat.
Ka patur vullnet të vazhdueshëm politik për të vepruar me vendosmëri në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që reformat strukturore dëshmojnë një qasje gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e një game të gjerë institucionesh.
Janë prezantuar reforma të rëndësishme ligjore në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa hetimet kanë sjellë rezultate pozitive në luftën kundër trafikut të drogës dhe fusha të tjera të krimit të organizuar.
Shqipëria ka shfaqur vullnetin e saj për reforma në gjyqësor, veçanërisht duke punuar me Komisionin e Venecias për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe profesionalizmin e sistemit. Në bazë të gjetjeve të këtij raporti, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Keshilli duhet t'i japë Shqipërisë statusin kandidat."
Progres raporti i Komisionit Europian nënvizon reformat që janë ndërmarrë si dhe rëndësinë për të ecur më tej me reformat në drejtësi, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në mënyrë sistematike me reformat, pasi rezultatet e qëndrueshme janë thelbësore për integrimin e mëtejshëm në BE.Reforma e thellë në gjyqësor do të jetë gjithashtu deçizive në luftën kundër korrupsionit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/