A1 Report - Raporti: Fiksime rezultatesh ne kampionatin shqiptar te futbollit

2015-08-22 1

Futbolli shqiptar është vendosur përsëri në listën e zezë në botë përsa i përket fiksimit të ndeshjeve. Në vazhdën e shumë raporteve famëkeqe për Shqipërinë është edhe ai i FederBet.

Kompania e specializuar kundër fiksimit të ndeshjeve ka publikuar raportin ku thekson se ndeshjet Kastrioti -- Tirana 2-3 dhe Lushnja -- Teuta 0-2 të zhvilluara në kuadër të javës së 31-të kategorisë Superiore kanë qenë të fiksuara.
Java e 31-të kategorisë Superiore ishte mjaft e përfolur për shumë ndeshje të fiksuara, por FederBet ka shënuar në raportin përfundimtar vetëm dy prej tyre. Të manipuluara dyshohen edhe dy ndeshjet e kampionëve të Shqipërisë në kompeticionin e Champions League, Karagandy - Skënderbeu 3-0 dhe ndeshja e kthimit Skënderbeu- Karagandy 3-2. Ndeshjet e Skënderbeut u zhvilluan në datat 30.07.2013 dhe 06.08.2013.
Ndërsa një tjetër sfidë e dyshuar si e trukuar është miqësorja mes Friburgut dhe Laçit, e zhvilluar në muajin Janar dhe që përfundoi me fitoren 2-0 të gjermanëve.

Free Traffic Exchange