Komisioni ende pa vendim për dygjuhësinë në Shkup

2015-08-22 0

Përdorimi i gjuhës shqipe në qytetin e Shkupit vazhdon të mbetet peng i Komisionit për interpretimin e zbrazëtirave ligjore mbi përdorimin e saj, pasi deri tani, për më shumë se 1 muaj, ky komision ka realizuar vetëm një takim për të mos përcaktuar asgjë. Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski thotë se komisioni në fjalë nuk mbajti takime siç ishte planifikuar pasi vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, dhe puna e komisionit të lartpërmendur të mos keqpërdorej për përfitime politike.

'Jo jo nuk ka asgjë të definuar pasi ky komision u takua njëherë, pastaj filluan zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale dhe ky komision ndërpreu me punën e saj dhe ata thanë se kur të përfundojnë zgjedhjet ata do të vazhdojnë me punën. Tani kishim zgjedhje parlamentare dhe presidenciale dhe ai Komision nuk realizoi takime që mos të keqpërdorej nga ndonjë aspekt politik. Mendoj se këtë javë, përkatësisht gjatë ditës së enjte, ky komision do të takohet, të vazhdojë punën, të shqyrtojë se si është e rregulluar ajo materie në ligjet e Maqedonisë', deklaroi Koce Trajanovski,kryetar i qytetit të Shkupit.
Ndërkohë në qëndrimin e fundit mbi interpretimin e zbrazëtirave ligjore mbi shqipen, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti pati theksuar se argumentet janë në anën tonë dhe se gjërat kanë nisur të definohen.

'Unë nuk nisem tek puna e komisionit, faktet dhe argumentet janë në anën tonë, pra këtu nuk flasim për dëshira por flasim vetëm për konstatim dhe pasje të vullnetit për implementim të ligjit. Ne nuk kërkojmë as më shumë e as më pak por kërkojmë të implementohet ajo që është në Kushtetutë, në ligjin e qytetit të Shkupit. Ashtu siç ka filluar të implementohet diku më pak diku më shumë, pra në ndërmarrjet publike, para zyrës së kryetarit të qytetit të Shkupit, atëherë cila është arsyeja që mos të ketë shqip edhe në këto tabela të urave', kishte deklaruar Izet Mexhiti,kryetar i Komunës së Çairit.

Kujtojmë se Kushtetuta sqaron në amendamentin V se gjuhë tjetër zyrtare është edhe ajo që flasin qytetarët e tjerë, në rast se e kalojnë 20 % e popullatës. Po ashtu, Kodi penal sanksionon ata që pengojnë qytetarin të flasë gjuhën e vetë, dënohen me 3 deri në 5 vjet burg. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange