FIER - Vija e bregdetare e Darëzezës në rrethin e Fierit nuk është gati për të çelur sezonin turistik.
Aksionet e një njëpasnjëshme për pastrimin e këtij bregdeti nuk kanë rezultuar efikase, teksa mbetjet urbane vijojnë të jenë prezente përgjatë vijës prej 13.5 km të këtij bregdeti.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 REPORT japin një tablo të qartë të situatës në këtë vijë bregdetare.
Pushuesit fierakë të gjendur përballë kësaj situatë, detyrohen që të zgjedhin bregdetin e Vlorës apo Sarandës për të kaluar pushimet e tyre.