A1 Report - Basha: Qeveria te dialogoje me grevistet, te mbaje premtimet e bera

2015-08-22 1

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në daljen për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj partie, i bëri thirrje kryeministrit të gjejë dialogun për dy grevat e urisë. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po injoron ish-të përndjekurit duke iu shmangur sipas tij premtimit të dhënë në zgjedhjet e qershorit.

Sipas tij largimi i nëpunësve civilë është shoqëruar jo vetëm me grevë, por sipas tij edhe me vetëvrasje.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD

"Edi Rama dhe qeveria vijojnë t'i injorojnë dy grevat në mes të Tiranës. Me një pashpirtësi Edi Rama dhe qeveria e tij vijon t'i shmanget premtimit të dhënë për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Arroganca dhe reprezalja në administratë ka çuar në vrasje, në zemërim të mijëra personave që janë hequr nga puna përdhunisht. I bëj thirrje qeverisë të vendosë dialog mes të dyja grevave, dhe të përballet me të përndjekurit dhe të shpjegohet për premitmet me dhënë." tha Basha

Kryedemokrati Basha vijoi denoncimin e tij se gjendja e ekonomike është përkeqësuar.

"Nga ana tjetër shpërthimet staliniste të kryeministrit të mos ndikojë në vendimin për marrjen e statusit kandidat. Shifrat zyrtare, pohojnë qartë dështimet e qeverisë. Tatimfitimi rezulton të jetë 7.9 milionë lekë se sa parashikimi i qeverisë. Në bazë të normës së re të ardhurat nga tatimfitimi duhet të ishin 50% më shumë. Ku janë të ardhurat? Evazion fiskal apo korrupsion? Për herë të parë në shumë vite kemi dëgjuar gjithashtu kontrabandën e cigareve." kreu i PD