A1 Report - Tirane, transporti publik falas,Veliaj thirrje operatoreve:Respektoni ligjin

2015-08-22 1

TIRANE - Linjat e transportit publik janë bërë objekt replikash në distancë mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj teksa inpsektoi vetë transportin urban i bëri apel të gjitha linjave të transportit publik të zbatojnë ligjin lidhur me transportin falas për kategoritë që gëzojnë këtë të drejtë, në të kundërt do të ketë penalizime.

Ndërsa nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo i bëri thirrje qeverisë që brenda një muaji të vendimin e Këshillit të Ministrave nga i cili do të përfitojnë transport publik falas të gjithë invalidët apo personat me aftësi të kufizuar.

VELIAJ: TE RESPEKTOHET LIGJI PER ATA KATEGORI QE JANE FALAS
Ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka bërë një inspektim në linjat urbane në kryeqytet në lidhje më transportin falas të invalidëve. Veliaj iu bëri thirrje bashkive që të respektojë ligjin për statusin e invalidit, i cili u garanton atyre udhëtim falas në transportin qytetas.

Teksa ka hipur vetë në njërën nga linjat e autobusave që operon në Tiranë për të inspektuar urdhërin e nxjerrë para pak ditësh nga ministria për udhëtimin falas të personave me aftësi të kufizuar, Ministri Veliaj tha se problemet më të mëdha janë vërejtur në Bashkinë e Tiranës.

"Më rezulton se problemet më të rënda janë vërejtur në Bashkinë e Tiranës. Përveç linjës së Kamzës, asnjë nga linjat e tjera nuk e ka respektuar urdhërin. Prandaj, hipa sot në autobus, së bashku me disa qytetarë që janë të pajisur me dokumentin e invaliditetit, për të parë respektimin e ligjit. Me sa duket, ligji u njihka, por disa njerëz zgjedhin të mos e zbatojnë atë", tha Veliaj.

Sipas tij, ligji për statusin e invalidit u garanton atyre udhëtim falas dhe vende të lira në çdo autobus.

"Përpara disa ditëve u bëra një apel të gjitha bashkive, sidomos Bashkisë së Tiranës ku abuzimi dhe mosrespektimi i ligjit ka qenë më i madh, që të interesohet për çështjet që i takojnë asaj. Kur lidh kontrata me shoqatat e transportit duhet të respektojë së pari, njerëzit më të dobët të shoqërisë, personat me aftësi të kufizuar dhe ata që janë të pajisur me një dokument invaliditeti", deklaroi ministri Veliaj.

BOZDO: BRENDA 1 MUAJI TE MIRATOHET VENDIMI I KESHILLIT TE MINISTRAVE
Ndërkohë Bashkia e Tiranës, Shoqata e para dhe tetraplegjikëve si dhe ato të transportit urban i kanë vendosur një afat një mujor qeverisë për të miratuar vendimin e Këshillit të Ministrave, nga i cili do të përfitojnë transport falas invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, invalidët e punës, të verbrit, jetimët që nuk janë në marrëdhënie pune si dhe studentët.

Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo tha se "situata është e rëndë dhe bashkia ndjen përgjegjshësinë për zgjidhje. Ne nuk lejuam që situata të përshkallëzohet, nuk lejojmë që me një gjë kaq të rëndësishme, të luhet politikisht, kjo nuk është pjesë e politikës.

Në duam që vetëm ky shërbim të jepët brenda parametrave ekonomik". Sipas Bozdos qeveria duhet të marrë përgjegjësitë dhe të ...

Free Traffic Exchange