A1 Report - Grabisin me arme 120 mln leke ne nje pike skrapi, në kërkim 2 autorët

2015-08-22 1

TIRANE - Dy persona të armatosur kanë grabitur rreth 12 milionë lekë të reja në një punishte të përpunimit të metaleve, në Marikaj, në periferinë perëndimore të Tiranës. Gjatë grabitjes, nuk pati të shtëna apo persona të lënduar.

Autorët dyshohet të kenë patur dijeni të plotë për planimetrinë e pushishtes apo të kenë qenë edhe më parë, për faktin se ata kanë shkuar drejt e në zyrën e financës për të grabitur paratë.

Në deklarimet e para të pronarit të punishtes në polici, mësohet se shuma e deklaruar si e grabitur të jetë rreth 12 milionë lekë të reja, por për saktësimin e saj pritej të bëhej inventarizimi i plotë i financave.

Policia ka marrë edhe pamjet filmike të xhiruara nga kamerat e sigurisë, për të siguruar pamjet apo përshkrimin e autorëve të ngjarjes. Në polici janë marrë deklarimet e rojeve dhe punonjësve të punishtes për të parë nëse autorët kanë patur bashkëpuntorë të brendshëm.

Free Traffic Exchange