Blindohet Gjykata, Gjykimi i Dritan Dajtit do vijojë me dyer të mbyllura

2015-08-22 4

Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ishte e blinduar mesditën e sotme. Plani operacional i sigurisë ishte planifikuar në detaje në pritje të hyrjes në sallën e gjyqit të Dritan Dajtit i pandehuri më i diskutuar i momentit.

E në gjithë këtë shtet rrethim në sallën e gjyqit nuk është parë asnjë person të hyje përveç trupit gjykues, prokurorit dhe Dajtit.

Seanca ka zgjatur vetëm pak minuta dhe në fund është vendosur se procesi do vijojë me dyer të mbyllura deri në fund.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/